Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kryeparlamentari Xhaferi: Në situata të jashtëzakonshme kemi ligje rezervë

Zhurnal Ads

Shkup, 25 tetor – Kryeparlamentari Talat Xhaferi insiston që të gjendet një zgjidhje ligjore që Kuvendi të punojë në një situatë kur vendin e ka kapluar pandemia. Ai ka përmendur faktin se gjatë gjithë kohës mund të ketë deputetë të prekur me virus, të cilët nuk mund të marrin pjesë në Kuvend.

Propozimin që Kuvendi të mbajë seanca online, tashmë e kanë kundërshtuar shumë deputetë, ndërsa Xhaferi thotë se në rrethana normale asnjë njeri nuk do të kërkonte të punohej nga shtëpia.

“Kur jemi gjetur në një situatë të këtillë, është e nevojshme të mendohet që të kemi ligje rezervë, se si dhe në çfarë mënyre do të mund ta kryenim funksionin tonë dhe jo ajo të jetë zëvendësim për punën e zakonshme”, ka thënë ndër të tjera Xhaferi në intervistë për REL.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Politico”: Varhelyi dhe PPE janë shumë të butë ndaj Sofjes për veton për Shkupin

E.E.

Mbështetje për procesin e aderimit në BE, vullneti politik për zgjidhje është sjellje në mënyrë evropiane

E.E.

Poposki: Mund të jem kandidat për kryetar të VMRO por vetëm në rrugë legjitime

T E

Dimova shkarkohet nga posti i drejtores

T E

Zaev: Dialog, jo konflikt

E.E.

Taravari rezulton pozitiv në Covid 19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...