Maqedoni

Kryeparlamentari Xhaferi pret në takim kryeministrin kosovar, Hoti

Zhurnal Ads

Shkup, 23 tetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij oficiele në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Driton Selmanaj, zëvendës-kryeministër i Qeverisë dhe Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës.

Në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy vendeve mike, që karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë.

Kryetari Xhaferi e theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe konstruktiv ndërmjet Kuvendeve të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës dhe shprehu pritje për intensifikimin e dialogut politik përmes mbajtjes së seancës së parë të përbashkët ndërmjet qeverive të dy vendeve.  Ai vlerësoi se dërgimi i 44 pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në përbërje të KFOR-it, si rotacioni jonë i parë në mision të paraprirë nga NATO, pas fitimit të statusit të anëtarët të plotfuqishëm në Aleancë, do të kontribuojë në stabilitetin e mëtejmë si të Kosovës, ashtu edhe të gjithë rajonit.  Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i mbështet në mënyrë parimore aspiratat euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe në vazhdimësi shpreh gatishmëri për ndarjen e përvojave në këto procese. Njëherazi, ai shprehu shpresë për përparim kualitativ të Kosovës në integrimin në BE, si edhe fitimin e liberalizimit të vizave.   

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehu mbështetje për dialogun Beograd – Prishtinë, me bindje se do të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme e pranueshme për të dyja palët dhe e përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington.   

Kryetari i Qeverisë së republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përgëzoi për ndryshimet e rëndësishme, për reformat e jashtëzakonshme dhe përparimin që e arriti Republika e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se me këtë është krijuar një moment i ri për zhvillimin dhe stabilitetin e tërë rajonit.   Ai foli për gjendjen në Kosovë, sidomos në planin e eurointegrimeve dhe e theksoi interesin për realizimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të financuara nga Be-ja.

Xhaferi dhe Hoti folën për bashkëpunimin ekonomik dhe projektet me prioritet për ndërlidhjen infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me qëllim të afrimit plotësues të dy vendeve dhe mundësimit të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. 

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit e nënvizuan nevojën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, që do të kontribuojë në përforcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si edhe në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.  

Postime të ngjashme

EVN Maqedoni ndau tablet kompjuterë për gjeneratën e re “20-20-20” të nxënësve në Gostivar

XH,I

Filipçe: Kemi kapacitete për trajtimin pacientëve me Covid-19 në spitale publike

XH,I

Sulmohet një mjek në Toksikologji, kërkon ndihmë në Urgjencë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...