Maqedoni

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim euroambasadorin, Gir

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Dejvid Gir. 

Duke i drejtuar urime për funksionin e ri, Kryetari Xhaferi e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer me paraprijësit e tij dhe me Delegacionin e BE-së në vend. Ai e informoi ambasadorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Parlamentin Evropian dhe në këto suaza, me nismën e Kryetarit të Parlamentit Evropian Dejvid Sasoli për mbajtjen e samiteve të Kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin në Komitetin e Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian. Kryetari Xhaferi theksoi se Dialogu Zhan Mone u tregua si vegël e suksesshme për avancimin e dialogut politik dhe shprehu shpresë së i njëjti do të vazhdojë edhe në të ardhme, sapo të krijohen kushte fizike për mbajtjen e tij. Kuvendi kaloi nëpër shumë vështirësi prej vitit 2008 deri tani dhe doemos ishte të kalojë nëpër një proces rrënjësor të reformave në fushat e detektuara prej ekspertëve të BE-së, që përkatësisht ishin shndërruar në zgjidhje ligjore dhe u nxorën me sukses bashkë me opozitën. Bashkë me tejkalimin e çështjeve bilaterale me fqinjët, të njëjtat sollën edhe datë për fillimin e negociatave sipas metodologjisë së re, e cila për ne i jep besueshmëri më të madhe procesit, përfundoi Xhaferi. 

Ambasadori Gir e përuroi për zgjedhjen e sërishme për Kryetar dhe e lavdëroi për udhëheqjen e suksesshme të Kuvendit në mandatin e kaluar dhe në këtë aktual. Gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Delegacionit që në tërësi ti japë mbështetje Kuvendit si institucion vital në procesin e eurointegrimit.

Ai e theksoi veçanërisht rolin e rëndësishëm të Komisionit të Çështjeve Evropiane gjatë negociatave, por edhe të nevojës për një konsensus të gjerë partiak për çështjet e BE. Ambasadori Gir nënvizoi se për Komisionin Evropian dhe për institucionet e BE-së, në vigjilje të shpalljes së ardhshme të Raportit për përparimin në tetor të këtij viti, janë me rëndësi nxjerrja e Ligjit për anti-diskriminim, ndryshimet e Kodit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venedikut, mbështetja eksperte e Komisioneve të mbikëqyrjes mbi shërbimet e sigurisë dhe funksionaliteti i plotë i Këshillit të Mbikëqyrjes Civile. 

Postime të ngjashme

Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti boksierin Ardijan Azemi, fitues i medaljes së bronztë

T E

Shtyhet gjykimi për rastin “Titanik”

XH,I

Nebiu: Ligjeratat online, praktika me prani fizike

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...