Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin kosovar, Zemaj

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot e pranoi ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Armend Zemaj.

Në takim u bisedua për tema dhe interesa të përbashkët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe komunikimin e ndërsjellë profesional në favor të stabilitetit dhe gjendjes së qëndrueshme, duke e pasur parasysh situatën me pandeminë dhe goditjen e madhe që ia jep sistemeve shëndetësore dhe ekonomike të gjithë shteteve. Vetëm me veprim të përbashkët dhe të harmonizuar të të gjithë faktorëve do të mund të tejkalohet kriza shëndetësore me të cilën ballafaqohet bota.

Kryetari Xhaferi, ndër tjerat, u zotua për ndërmarrjen e hapave për lehtësimin e lëvizjes të qytetarëve të dy vendeve, duke e respektuar me këtë rast mendimin e trupave profesionalë. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik që u nënshkrua në Uashington ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan se bashkëpunimi është në nivel të lakmueshëm dhe ndërmjet dy vendeve ekzistojnë komunikim i suksesshëm bilateral, besim dhe marrëdhënie të afërta politike. Ato vlerësuan se edhe më tutje duhet të vazhdohet me investim në bashkëpunimin e ndërsjellë i cili ka potencial të fuqishëm për ti përforcuar lidhjet bilaterale në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. 

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ministri Shaqiri merr pjesë në ngjarjen “Dialogjet për agjendën digjitale”

T E

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

E.E.

Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia

T E

Ilir Hasani thirrje qytetarëve: Kujdes, respektoni masat

B M

Zaev: Dhuna ndaj grave është e papranueshme, është përgjegjësia jonë t’i mbrojmë viktimat

Z H

Teuta Arifi: Kujtimi për prof.Iljaz Mazllamin do të mbetet i paharruar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...