Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryeparlamentari Xhaferi uron ditën ndërkombëtare të boshnjakëve

Shkup, 28 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi personalisht dhe në emër të deputetëve ua uron bashkësisë boshnjake – Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve.

“Besoj se kjo datë historike kur Kuvendi i parë boshnjak e ka miratuar Deklaratën për kthimin e emrit historik Boshnjak ndërsa gjuha amtare përsëri është emëruar si gjuha boshnjake, është datë e cila ju bën krenarë dhe ju jep ndjenjë të bukur të përkatësisë dhe për këtë, Ju përgëzoj. Dua që me anë të këtij urimi të shpreh respektin dhe mbështetjen time ndaj bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, e çmuar dhe e vlerësuar për veçoritë e veta, gjuhën, traditën, kulturën dhe zakonet, mirëpo, mbi të gjitha, për kontributin e vet të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Bukuria e shoqërive multietnike është në pasurinë e kulturave dhe traditave dhe promovimi, kultivimi, respektimi dhe ndarja e përbashkët e tyre, vetëm e pasuron edhe më shumë jetën shoqërore në shtet, dhe e zbukuron përditshmërinë e qytetarëve tanë.

“Ndarja e përbashkët dhe njohja e ndërsjellë do të thotë edhe respektim i ndërsjellë, dhe kjo është mënyra e vetme për ndërtimin e rrëfimit të suksesshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se me forca të përbashkëta do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe reformojmë shoqërinë tonë në rrugën drejt Evropës, si shtet i cili jeton me frymë evropiane”, shkruan Talat Xhaferi në urimin për bashkësinë boshnjake në vend.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...