Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kryeprokurori amerikan urdhëron hetim për parregullsitë në zgjedhje, pavarësisht mungesës së dëshmive

Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, William Barr, i ka autorizuar prokurorët federalë që t’i fillojnë hetimet për ato që i ka quajtur dyshimte përmbajtësore për parregullsi në zgjedhje në mbarë vendin, pavarësisht mungesës së dëshmive për një gjë të tillë.

Hetimi i Barrit, i cili shpesh është akuzuar për politizim të Departamentit të Drejtësisë, vjen në kohën kur Trumpi po refuzon ta pranojë humbjen dhe kur ka paralajmëruar ankesa ligjore për të hedhur dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve.

Ndryshe, Joe Biden u konfirmua si president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të shtunën pasi fitoi në shtetin kyç – Pensilvani, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i kryeprokurorit Barr për nisjen e hetimeve rreth manipulimeve të mundshme në zgjedhje u prit me kënaqësi nga përkrahësit e Trumpit, por me skepticizëm nga avokatët dhe ekspertët e zgjedhjeve.

Disa orë pas këtij lajmi, gazeta The New York Times raportoi se zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, i cili është marrë me mbikëqyrjen e hetimeve për manipulim me vota, Richard Pilger, ka dhënë dorëheqje nga posti.

Dyshimet për qëllimin e kryeprokurorit u vunë në pah pasi u raportuar se disa orë para zbulimit të letrës së tij ndaj prokurorëve, ai u takua me udhëheqësin e Republikanëve në Senat, Mitch McConnell.

Postime të ngjashme

Ekspertët e OBSH pritet “të copëtojnë” raportin e përkohshëm në Wuhan

S.B.

Universiteti turk: Vaksina Sinovac e Kinës 83.5% efektive

Z H

CMG-ja: Çfarë po pret bota nga “Dy Sesionet” e Kinës?

Z H

Protesta në Senegal për shkak të burgosjes së liderit të opozitës Ousmane Sonko

S.B.

Zelanda e Re i shpëtoi një cunami

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...