Agjencia Zhurnal.mk

Kryeqyteti me 162 vendosje dinamiti në vit, 25 të plagosur vetëm në qershor

Kur dëgjuan tre shpërthime të ndryshme brenda natës, suedezët e Stokolmit u tronditën shumë. Ata kishin dëgjuar për shpërthime nëpër periferi, por jo në qendër të kryeqytetit.

Policia suedeze po përballet me një nivel të panjohur krimi. Ekipi i ekspertëve të lëndëve shpërthyese është njoftuar për 97 raste shpërthimi dinamiti në nëntë muajt e parë të vitit 2019.

Këto krime nuk njiheshin deri në vitin 2017. Por në vitin 2018, Stokolmi pa të ndodhin 162 vendosje dinamiti në total, 30 të tilla kanë ndodhur vetëm gjatë tetorit 2019.

Sipas policisë, dinamiti vendoset nga bandat për të trembur familjarët e rivalëve.  Por shifra është aq e lartë sa mund të krahasohet vetëm me Meksikën.

Ekspertë thonë se këto janë vepra të bandave të drogës, të cilat përkojnë edhe me rritjen e numrit të krimeve me armë në të gjithë vendin.

Policia suedeze nuk e bën të ditur kombësinë e të dyshuarve, por dyshohet se bëhet fjalë për emigrantë të brezit të dytë ose të tretë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...