Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, vendosi që të premten më 2 prill 2021 në orën 10:00, të mbahet seancë e rregullt, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i Kryesisë për themelimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, fillimisht u dakordua t’i propozohet seancës që edhe në këtë legjislaturë Kuvendi të ketë 14 komisione. Më pas u bë ndarja e tyre midis grupeve parlamentare, sipas formulës së përcaktuar dhe të praktikuar në legjislaturat e kaluara. 

Kështu, grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, do të udhëheq shtatë komisione: Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërrmarrësi, Komisionin për Bujqësi, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisionin për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media, si dhe Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

 Dy  komisione do t’i drejtojë Grupi Parlamentar i PDK-së: Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq do të udhëheq Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

 GP i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të udhëheq Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Grupi Parlamentar i Listës Serbe Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, ndërsa Grupi Parlamentar 6 Plus do të udhëheq Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.   

Kryetari Konjufca njoftoi se deri më tani në Kryesi janë paraqitur tri grupe parlamentare dhe emrat e kryetarëve të tyre.

GP të LDK-së me 15 deputetë do ta ketë kryetar deputetin Arben Gashi, GP Lista Serbe me 10 deputetë me kryetar Igor Simiq dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 deputetë, me kryetar deputetin Besnik Tahiri.

Ditëve në vijim do të bëhet të ditura grupet e tjera parlamentare dhe po ashtu kryetarët e tyre.

Në fund kryetari Konjufca njoftoi anëtarët e Kryesisë për përgatitjet lidhur me mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore (SEECP) që pritet të mbahet në muajin maj në Prishtinë. Sipas kryetarit Konjufca, në SEECP delegacioni i Kosovës do të përbëhet nga kryetari dhe katër deputetë, kështu që kërkoi nga grupet parlamentare që në mbledhjen e ardhshme të propozojnë emrat për anëtarë të delegacionit.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...