Kryesia e Kuvendit vendos: Mbledhjet e Komisioneve do zhvillohen me prezencë fizike, deputetët duhet të kenë vaksinën ose test PCR

Është miratuar sot në Konferencën e Kryetarëve propozimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare fizikisht, dhe jo online. Tashmë, anëtarët e komisioneve do të duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.

 

Projektvendimi i plotë:

I.Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit certifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.

II.Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.

IV.Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Related posts

Kryeministri Rama: ‘Ballkani i Hapur’ njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit!

D V

Krimi mjedisor/ Arrestohet një 52 vjeçar në Berat

N E

Mbyllja e kufirit ndaj Maqedonisë së Veriut gabim i madh që u bë në interes së luftës së brendshme politike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More