Kryetarët e Komunave të Shkupit me propozim Qeverisë për marrjen e ingerencave Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim

nga D V

Shkup, 14 gusht – Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese sollën vendimin që t’i paraqesin propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t’ua marrin ingerencat e Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërimin.

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese, mori vendim për të kërkuar dorëzimin e obligimeve të komunave.

“Kërkojmë nga Qeveria që të caktojë një të besuar të qeverisë dhe të fillojë procesin e shpërbërjes së këtyre dy ndërmarrjeve publike dhe dorëzimin e obligimeve tek komunat”, tha Gjorgjievski.

Ai njoftoi se në mbledhjen në të cilin kanë biseduar rreth gjendjeve me qytetin dhe jofunksionalitetin e ndërmarrjeve ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit, përveç dyve të cilët ndodheshin në pushim, por kishin përfaqësuesit e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More