Kryetari i BFI i dërgon telegram ngushëllimi Kryemyftiut të Kosovës


Shkup, 26 korrik – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të Hënën më 26.07.2021, i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut të tij në Kosovë, Kryemyftiut H. Naim ef. Tërnava, për viktimat e rastit tragjik, ku dhjetë mërgimtarë nga Kosova humbën jetën në aksidentin që ndodhi të Dielën, më 25. 07.2021 në Kroaci.

 

Nëpërmjet këtij telegrami, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shpreh dhimbjen e thellë për humbjet dhe ngushëllon familjet e viktimave, si dhe lutet për shëndetin e të lënduarve.

“I nderuari Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Kryemyfti H. Naim ef. Tërnava

Me dhimbje dhe pikëllim të madh e morëm lajmin për aksidentin tragjik ku humbën jetën dhjetë shtetas të Kosovës dhe shumë të tjerë u lënduan. Në këto momente të vështira e pikëllimi, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe udhëtarët e lënduar

I nderuari Kryemyfti, nga thellësia e zemrës dua të përcjelli ngushëllimet e mia dhe të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj familjarëve të viktimave dhe tërë popullit të Kosovës.

Gjithashtu u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga ky aksident dhe Lusim Allahun e Plotfuqishëm të na privojë nga sprova të tilla në të ardhmen”.

Reisul UlemaH. Hfz. Shaqir ef. Fetai”

Related posts

Me një projekt evropian do të sigurohen pajisje për zjarrfikësit nga Juglindja e Maqedonisë

D V

Maqedonia nga dita e enjte në listën e gjelbër të Qipros, do të mund të udhëtohet pa test ose karantinë

D V

Cërvenkovska: Maqedonia po mbetet pa numër të mjaftueshëm të gjykatësve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More