Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i Çairit Ganiu mirëpriti në takim ministrin Shaqiri, bashkëpunimi është i pashmangshëm

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot ka mirëpritur në takim ministrin e ri të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqirin, informon Zhurnal.

Kryetari Ganiu i ka uruar Shaqirit suksese në postin e ri, dhe është i bindur se detyrën do ta kryejë me shumë përkushtim.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e pashmangshëm të Institucioneve qendrore me vetqeverisjen lokale dhe në veçanti me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta për të patur administratë sa më efikase.

“Sot kisha kënaqësinë të mirëpres ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Adminiatratës, mikun tim Jeton Shaqiri, ku fillimisht i urova shëndet dhe suksese në detyrën e re, të cilën jam i bindur se do ta kryejë me shumë sukses dhe përkushtim.
Në takim, gjithashtu biseduam për bashkëpunimin e pashmangshëm të Institucioneve qëndrore me vetëqeverisjen lokale dhe në veçanti me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për të arritur qëllimet tona të përbashkëta të kemi administratë sa më efikase, duke pregaditur kështu strategjitë për punë efektive, trajnime dhe zhvillimin profesional të nëpunësve shtetëror dhe publik, sepse administratë efikase do të thotë shërbime më të mira për qytetarët”, është shprehur Ganiu.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...