Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i Çairit Ganiu priti në takim ambasadoren britanike Gallovej

Shkup, 7 prill – Zhurnal – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur të mërkurën në një takim pune, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallovej, në të cilin i prezantoi projektet e realizuara, fokusin strategjik të komunës së Çairit në periudhën në vijim, sfidat e funksionimit dhe masat e ndërmarra për senzibilizimin si dhe rritjen e nivelit të sigurisë publike në periudhën e ballafaqimit me pandeminë e Kovid-19, shkruan Zhurnal.mk.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të lëshuar, Ganiu ka falenderuar ambasadoren Gallovej dhe ambasadën britanike për përkrahjen e vazhdueshme në drejtim të realizimit të shumë projekteve në shërbim të së mirës së përgjithshme, me theks të veçantë të projekteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ambasadorja Gallovej nga ana e saj, shprehu qasjen konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar për përforcimin e kapaciteteve lokale për perspektivë më të madhe zhvillimore.

Pas takimit, kryetari Ganiu dhe ambasadorja Gallovej ndoqën edhe prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga Ekipi për Veprim në Komunitet të komunës së Çairit, projekt i implementuar nga organizata “Center for Komon Ground” dhe i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. 

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...