Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostandinovski në takim me ambasadorin turk Fatih Ulusoj

nga D V

Shkup, 28 gusht  – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, d.r Darko Kostandinovski dje realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoj, në të cilën u shpreh kënaqësia e përbashkët për nivelin e arritur të bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, i cili përfaqëson një segment të rëndësishëm në bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh të dy vendeve.

 Siç njoftuan sot nga Gjykata Kushtetuese, konfirmim për përmirësim të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave është takimi i paralajmëruar dypalësh në nëntor në Ankara.

Ambasadori Ulusoj, përshëndeti prioritetet e përcaktuara nga kryetari i Gjykatës gjatë mandatit të tij. Në të njëjtën kohë, ka shprehur shpresë se të njëjtat do të kenë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në përpjekjen e Gjykatës për të kontribuar në rritjen e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More