Kryetari i Gjykatës Supreme takon homologun turk, flasin për sfidat e gjyqësorit në kohë pandemie

Me ftesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë të Turqisë, Mehmet Akarca, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.

 

Të mërkurën, kryetari Peci, bashkë me homologë të gjykatave të larta nga Evropa dhe më gjerë, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit 2021-2022, ceremoni e përcjellë me inaugurimin e objektit të ri të Gjykatës së Lartë në Ankara.

Të enjten, kryetari Peci ka zhvilluar takim bilateral me kryetarin Akarca dhe me kryeprokurorin  Bekir Şahin, me të cilët kanë diskutuar sfidat e gjyqësorit në këtë periudhë pandemie si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy sistemeve gjyqësore.

Me këtë rast, kreu i Supremes e ka falënderuar homologun turk për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar për Kosovën.

Gjatë ditës së enjte, delegacionet nga vendet e ftuara, përfshirë Kosovën, kanë marrë pjesë në Simpoziumin “Parimet e Ekselencës në Gjykatat e Larta”, me ç’rast në cilësinë e penalistit, kryetari Peci ka elaboruar funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Gjykata e Lartë e Turqisë, kanë marrë pjesë kryetarë të gjykatave të larta e kryeprokurorë nga 14 shtete të Evropës dhe Azisë, në mesin e të cilëve edhe u.d. kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.​ 

Related posts

Kurti: Çështja e të zhdukurve është kryefjala në raportin me Serbinë

D V

Abdixhiku letër publike liderëve partiakë: Ta shkurtojmë fushatën dhe përballjen politike ta bëjmë përmes debateve në media

D V

Arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More