Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, tha se numri i njerëzve që vuajnë nga koronavirusi po rritet çdo ditë. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të aplikojnë për vaksinim.

Ai tha se deri më tani 10 mijë qytetarë nga Kosova janë viksinuar kundër Covid-19 në pikat e kontrollit në Bujanovac, Rashkë dhe Kursumlija.

“Të gjithë udhëheqësit e Komunës së Graçanicës dhe Lista Serbe kanë treguar se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të marrë vaksinën. Unë jam i kënaqur me faktin se një numër i madh i njerëzve janë vaksinuar, dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Graçanicës që të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjen.

Vetë procesi i vaksinimit është i organizuar shumë mirë në Kursumlija. Shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq siguruan një numër të mjaftueshëm të vaksinave“, tha Popoviq.

Postime të ngjashme

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar me koronavirus

S.B.

Vendos Qeveria, 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave antiCOVID-19

S.B.

PSD-ja vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e Presidencës

S.B.

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...