Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit pakistanez e mbështet Hoxhajn

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit pakistanez, Mushahid Hussain Syed, përmes një videoje ka thënë se kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka cilësinë që të jetë udhëheqës i shtetit dhe i ka uruar fat në zgjedhje.

Përmes një videoje, Hussain Syed ka rrëfyer se si ka lindur bashkëpunimi me Enver Hoxhajn derisa ishte ministër i jashtëm i Kosovës dhe tutje se si ka vazhduar bashkëpunimi i tyre.

“Përshëndetje nga Islamabadi, Pakistan. Është kënaqësi e madhe t’ia dërgoj këtë mesazh mikut tim, vëllait tim dhe burrështetasit të madh të Ballkanit dhe mikut të komunitetit ndërkombëtar, Shkëlqesisë së Tij Enver Hoxhajt, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm dhe me të cilin kam pasur bashkëveprim të ngrohtë dhe të këndshëm kur shkova në Prishtinë, Kosovë, si mysafir i tij, në vitin 2014”, ka thënë Syedi.

Tutje, ai ka thënë se të gjithë ishin të impresionuar dhe të frymëzuar prej bashkëbisedimit që patën me Hoxhajn, siç e quajti, këtë mendimtar të rëndësishëm, këtë burrështetas të madh.

“Të gjithë ishim të impresionuar dhe të frymëzuar prej bashkëbisedimit që patëm me këtë mendimtar të rëndësishëm, me këtë burrështetas të madh, me këtë politikan dhe udhëheqës, i cili po kandidon në zgjedhje në Kosovë dhe i dëshirojmë shumë fat”, ka shtuar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Pakistan.

Për Enver Hoxhajn ai u shpreh se është mikpritës i ngrohtë, burrështetas me vizion për të ardhmen, për Kosovën dhe popullin e saj.

“Ai është një mikpritës i ngrohtë, ai është burrështetas me vizion për të ardhmen, për Kosovën dhe popullin e saj, për Ballkanin dhe se si ky rajon dhe shteti i tij mund të bashkëveprojnë me komunitetin ndërkombëtar në një botë gjithnjë në lëvizje”, ka thënë ai.

Tutje, shton se Kosova ka nevojë për një udhëheqje të re, një lidership të dëshmuar, që është i testuar.

“Kosova ka nevojë për një udhëheqje të re, një lidership të dëshmuar, që është i testuar, e cila është e paracaktuar për një energji të re dhe vizion të ri, që e ngrit Kosovën krahas vendeve tjera në shekullin 21. Inshallah!”, ka thënë në video Hussain Syed.

Krejt në fund ai thotë se Enver Hoxhaj e ka këtë kalibër dhe cilësinë e udhëheqjes.

“I dëshirojmë shumë fat në zgjedhje dhe shpresojmë për më të mirën, si dhe pres të punoj me të në të ardhmen. Faleminderit dhe gjithë të mirat. Enver Hoxhaj e ka këtë kalibër dhe cilësinë e udhëheqjes. I dëshirojmë shumë fat në zgjedhje dhe shpresojmë për më të mirën, si dhe pres të punoj me të në të ardhmen. Faleminderit dhe gjithë të mirat!”, thotë në fund ai. /Zëri

Postime të ngjashme

Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

D V

Kolona të gjata në Merdarë

D V

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Djegia e hamulloreve, Ministria e Bujqësisë fermerëve: Do të shqiptojmë masa

D V

Kosnett: Beau Biden ka punuar krahë për krahë me miqtë kosovarë për të siguruar Pavarësinë e Kosovës

D V

Kurti kritikon nismën “Ballkani i Hapur”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...