Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti boksierin Ardijan Azemi, fitues i medaljes së bronztë

Zhurnal Ads

Shkup, 24 nentor – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mirëpriti sot boksierin Ardijan Azemi nga Klubi i Boksit “Shkupi” që në Kampionatin Evropian për juniorë deri në moshën 19 vjeçare të mbajtur në Budvë të Malit të Zi fitoi medaljen e bronztë.

Duke rikujtuar se është profesor i edukimit fizik dhe sportit, Ganiu tha se gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë klubet sportive, ndërsa shprehi kënaqësinë që një sportist nga Çairi ka arritur të sjellë medalje nga një kampionat ndërkombëtar.

“Mendoj që ky rezultat, që është historik për shtetin tonë, me siguri që do të jetë udhërrëfyes dhe do të jetë një fillim i mbarë për rezultatet në të ardhmen që do t’i arrin Ardijani”, tha mes tjerash Ganiu.

Kryetari i Komunës së Çairit falënderoi stafin që ka punuar me boksierin Ardijan Azemi, duke u dëshiruar suksese të mëtutjeshme.

Ndërkohë, boksieri Azemi falënderoi kryetarin e Komunës së Çairit për ftesën e bërë, duke shpresuar se do të vazhdojë të sjellë medalje edhe në të ardhmen.

“Me këtë arritje që e bëmë në Kampionatin Evropian, ishte një arritje e madhe ku solla medalje, por dua më tutje tash të përgatitem për Kampionatin Botëror që e kemi në prill dhe shpresoj që do të sjellim medalje në vitin e ardhshëm”, tha Azemi.

Përpos mirënjohjes, kryetari i Komunës së Çairit tha se është ndarë një shpërblim prej 60 mijë denarë për boksierin Ardijan Azemi, si dhe nga 20 mijë denarë për trajnerin Naser Haruni dhe profesorin Blerim Saiti.

Fjalim rasti patën edhe kryetari i Federatës së Boksit, Primisllav Dimovski, si dhe trajneri Naser Haruni, të cilët falënderuan kryetarin e Komunës së Çairit, si dhe i uruan suksese të mëtejme boksierit Ardijan Azemi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Orë policore nga ora 21:00?

T E

Zaev-Gallouei: Avancim i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar një nga prioritetet e Maqedonisë së Veriut

T E

Arrihet marrëveshja për dhënien e lejes ndërtimore nga Komuna e Gostivarit për rehabilitimin e Rusinos

Z H

Dëshmitari i “Monstrës”: Të gjitha dëshmitë janë regjistruar në procesverbale

Z H

Qeveria vendosi: Të sëmurët kronikë të kthehen në punë

T E

Ministrat e rinj filluan me punë, i pret rrugë e vështirë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...