Agjencia Zhurnal.mk

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu infektohet me Covid-19

Shkup, 2 qershor, zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, është infektuar me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook. Ai apelon për kujdes dhe respektim të masave.

“Të nderuar qytetarë, Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju INFORMOJ se kam rezultuar POZITIV. Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt. Nga ky pozicion edhe njëherë JU APELOJ, JU LUS për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve! Bashkë do të ia dalim!”, ka shkruar Ganiu.

Ndryshe, ditëve të fundit në komunën që ai e drejton ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus.

Të nderuar qytetarë,Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju INFORMOJ se kam rezultuar…

Posted by Visar Ganiu – Faqja zyrtare on Tuesday, June 2, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!