Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu priti një delegacion nga Ulqini

Shkup, 18 janar – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu mirëpriti në takim pune delegacionin nga Ulqini, Gëzim Hajdinaga dhe Skender Rexha.

Takimet, siç thuhet në kumtesën e komunës së Çairit, me delegacionin e Ulqinit janë të një rëndësie të veçantë për të ruajtur vlerat e përbashkëta kulturore dhe për të zmadhuar perspektivën e përbashkët të përparimit.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres në zyrën time Gzim Hajdinaga, ish-ministër i pakicave kombëtare në Qeverinë e Malit të Zi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit dhe aktualisht Drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, të shoqëruar nga Skender Rexha aktivist dhe veteran i sportit, kryetar në disa mandate i K.F. Otrant dhe anëtar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi. Bashkëbiseduam rreth mundësive të reja të bashkëpunimit mes nesh për të thelluar vlerat e bashkëjetesës mes qytetarëve tanë. Nxitja e këtij interaksioni do të ruajë indin tonë kombëtar duke thyer barrierat e kufij. Këtë mision doemos duhet ta përcjellim edhe tek brezat e rinj, Ulqini frymon dhe duhet të vazhdojë të frymojë shqip”, potencoi Ganiu në takim. (Zurnal.mk)

Postime të ngjashme

Çkatroski: Zaev po punon me inercion ndaj problemeve me Bullgarinë

Z H

Snopçe: Shumica qeveritare nuk mund të sigurojë kuorum, do të mbështesim çfarëdo lloj interpelance

Z H

Boban Iliç vetëdorëzohet, do të vuaj vetëm 3 vjet burg

R Zh

Takim i ministrit Spasovski me ambasaorin çek Mirosllav Toman

R Zh

7 të vdekur dhe 726 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Petkovski: Pasi Radev reagoi ashtu, mendova se ju kemi shpallur luftë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...