Kryetari i Kuvendit Gashi e priti ambasadorin e ri të Francës Le Rigoler

nga D V

Shkup, 6 shtator – Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës, Kristof Le Rigoller, duke i uruar mirëseardhje dhe një mandat të suksesshëm në vend.

Theksi i takimit, siç theksuan nga pres shërbimi i Kuvendiot,  u vu në mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve, në rolin e Maqedonisë së Veriut si partner në NATO, si dhe në integrimin evropian të vendit.

Kryetari Gashi, duke theksuar përkushtimin e Francës në rajon në aspektin e proceseve integruese+, theksoi se Maqedonia e Veriut e përfundoi skriningun, i cili tregoi një shkallë solide të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe se tani është me rëndësi të veçantë fillimi procesit të hapjes sa më të shpejtë të kapitujve.

Lidhur me anëtarësimin në NATO, ambasadori Le Rigoller shprehu përshtypjen e tij se si Maqedonia e Veriut hyri dhe mori pjesë në Aleancë, veçanërisht duke theksuar ndihmën dhe mbështetjen për Ukrainën nga ana jonë.

“Bashkëbiseduesit konkluduan se vitet e fundit bashkëpunimi në nivel parlamentesh mes dy vendeve është thelluar, duke u avokuar për thellimin e mëtejshëm të tij përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit dhe vizitave kthyese. Në këtë kuadër u theksua pjesëmarrja aktive e Seksionit tonë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë dhe kontributi personal i deputetëve në promovimin e gjuhës, kulturës dhe vlerave demokratike franceze me vendet e tjera të hapësirës së frankofonisë”, theksohet në pres shërbimin e Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More