Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i Kuvendit Xhaferi ua uroi Pashkët besimtarëve katolikë

Shkup, 3 prill – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dërgoi urim për Pashkët pjesëtarëve të fesë katolike.

“Më paraqet nder që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj festën e madhe krishtere – Pashkët, të gjithë juve që e kremtoni sipas kalendarit gregorian. Drejtoj urime të sinqerta për shëndet të mirë dhe shërim të të gjithëve që ishin të prekur nga virusi KOVID-19, paqe familjare dhe shpirtërore, mirëqenie, suksese dhe gëzime të mëdha. Më lejoni të drejtoj urime të përzemërta për përparim personal dhe kolektiv në çdo fushë të jetës shoqërore. Suksesi juaj është edhe sukses i shtetit”, qëndron në urim.

Kryetari i Kuveendit thekson se festat e mëdha na japin mundësi të ndalemi dhe të ngadalësojmë ritmin e shpejtë të jetës, të kalojmë më shumë kohë me të dashurit tonë dhe të kujtojmë vlerat më të rëndësishme që janë udhërrëfyesi nëpër sfidat e jetës.

“Të jemi të përgjegjshëm ndaj vetes, ndaj të gjithëve rreth nesh dhe ndaj shtetit, bashkë të tejkalojmë këtë dhe të gjitha sfidat e radhës që na shfaqen në rrugë. Uroj ditë të bukura dhe të qeta festive”, thekson në urim Xhaferi.

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...