Agjencia Zhurnal.mk

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizon takim me ambasadoren e SHBA-së, Kate Marie Byrnes

Shkup, 15 nëntor – Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe deputetja Teuta Bilalli, pritën ambasadoren e SHBA-së Kate Marie Byrnes, të shoqëruar nga këshilltari për çështje politike Andrew Moffat dhe asistentin për çështje politike, Adrian Ismaili .

Në hapësirat e selisë qendrore të Lëvizjes BESA, në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill 2020-të.

Kryetari Kasami e falënderoi shkëlqesinë e saj për mbështetjen e shtetit Amerikan si partner strategjik i RMV-së.

Lëvizja BESA si parti opozitare fuqishëm do të angazhohet për të ruajtur kursin pro-perëndrimor si opsion i vetëm i vendit, duke kundërshtuar çdo devijim nga integrimet euro-atlantike.

Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë takime të ngjashme edhe në të ardhmen./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...