Ekskluzive / Kryetari i nëndegës së BDI-së në Gllumovë i bashkohet Lëvizjes Demokratike së bashku me dhjetëra anëtarë

nga Xh M

Saraj, 12 shkurt – Lëvizja Demokratike vazhdon të forcohet me kuadro të reja, ndërsa sonte ka njoftuar për një tjetër valë aderimesh nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Kryetari i nëndegës së Gllumovës, Blerton Nesimi, së bashku me një numër të konsiderueshëm anëtarësh, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Demokratike, shkruan Zhurnal.mk

Në një kumtesë për opinionin, Lëvizja Demokratike thekson se ky proces po vijon me kalimin e kuadrove të pastër dhe profesionalë në këtë subjekt politik, duke theksuar se partia është e hapur për të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e BDI-së që ndihen të zhgënjyer nga drejtimi aktual i kësaj partie.

“Lëvizja Demokratike është e vendosur që të vazhdojë me NDRYSHIMIN, duke punuar me kuadrot më të mirë. Ky NDRYSHIM do të kurorëzohet me fitore në zgjedhjet lokale të këtij viti,” thuhet në kumtesën e partisë.

Kujtojmë se nga kjo nëndegë vjen edhe deputeti aktual i BDI-së, Blerim Bexheti, çka e bën këtë largim edhe më domethënës për procesin politik brenda kësaj partie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More