Shkup, 28 dhjetor, Zhurnal.mk – Kryetari i OEMVP Nebi Hoxha në Click Plus të TV21 tha se shteti mund të stagnojë në ekonomi nëse nuk realizohen investimet kapitale.
“Investimet kapitale me dekada nuk janë realizuar në vlerën as 70%. Nëse investimet kapitale nuk realizohen minimum 80% nga ajo që është paraparë, me të vërtetë do të kemi stagnim, sepse e dimë nga e kaluar se janë bërë disa herë rebalance të buxhetit dhe janë marrë nga investimet kapitale janë hedhur në transfere të ndryshme sociale” – tha Hoxha.
Nga ana tjetër , Ministri i financave, Fatmir Besimi tha se në vitin 2021 për investimet kapitale nga buxheti i shtetit janë planifikuar 9.4%.