Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin grek, Yannakakis

Shkup, 27 nëntor, zhurnal.mk – Sot, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë z. Dimitris Yannakakis.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend e rajon, Marrëveshjen e Prespës dhe procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Palët u dakorduan që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të vazhdojë dhe se, zhvillimi ekonomik së bashku me anëtarësimin në BE janë pikësynime që duhen ndjekur.

Kryetari Menduh Thaçi konfirmoi qëndrimin për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe potencoi që procesi Euro-Atlantik bashkë me shtetin e së drejtës dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike janë përcaktim i Partisë Demokratike Shqiptare. Me rastin e përmbylljes së mandatit të ambasadorit, Menduh Thaçi falenderoi Ekselencën e Tij Dimitris Yannakakis për kontributin diplomatik në vend dhe rolin e rëndësishëm në marrëdheniet dypalëshe.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...