Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi, priti në selinë e partisë Ambasadorin e Austrisë, E. T. Georg Woutsas.

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Në takim u bisedua për betejën me pandeminë Covid-19 që po përshkallëzohet edhe në nivel global, çështjet aktuale politike, për procesin e integrimit të vendit në Unionin Evropian dhe zhvillimin ekonomik.

Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e procesit integrues dhe potencoi se PDSH mbetet gjithmonë e përkushtuar në procesin e integrimit të vendit në BE, duke vënë në pah se procesi Euro-Atlantik bashkë shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik është edhe përcaktim i Partisë Demokratike Shqiptare.

Në fjalën e tij, ambasadori Woutsas potencoi mbështetjen e Austrisë në përcaktimin Euro-Atlantik dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Gjithashtu ai u shpreh që ambasada austriake do të mbështesë në vazhdimësi vendin për realizimin e reformave të nevojshme që mundësojnë funksionomin e shtetit konform vlerave demokratike perëndimore.

Në bisedim e sipër, palët u pajtuan që rruga Euro-Atlantike dhe zhvillimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut por edhe Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për vendin.

Postime të ngjashme

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet

T E

Shekerinska: Nëse Karakaçanov dëshiron të jetë maqedonas, le të urdhërojë

T E

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, përhapet më shpejt, nuk ka vend për panik

T E

Kuvendi miratoi Ligjin e ri me ndryshime për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...