Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i Prilepit kërkon karantinë pas përkeqësimit të situatës

Prilep, 25 nëntor – zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Prilepit, Ilija Jovanoski, do të kërkojë nga Qeveria të vendoset karantinë në Prilep, përshkak numrit të madh të të infektuarve me Covid, por edhe përshkak rritjes së numrit të të vdekurve, informon Zhurnal.

Në nëntë ditët e fundit në këtë qytet, kanë vdekur gjithsej 26 pacientë, ndërsa vetëm dje kishte gjashtë të vdekur, andaj kryetari Jovanoski konsideron se zgjidhja më e mirë do të ishte karantinimi i qytetit.

“Nëntë ditët e fundit ka 26 të vdekur, vetëm dje kishte gjashtë pacientë të vdekur në Prilep. Pas dy javëve nga ardhja ime në Klinikën Infektive, dërgova apel deri tek të gjithë punonjësit shëndetësor të cilët nuk kanë aktivitete, në pjesë të kohës së lirë të ndihmojnë punonjësit shëndetësor. E dinim që do të ishte kështu, po përgatitemi për valën e tretë. Ka vend në spital në Prielp, ka mbi 100 shtretër të lirë, ndërsa 50 të të infektuar shfrytëzojnë spitalin ditor. Numri më i madh i pacientëve infektohen nga një përqindje e qytetarëve të cilët nuk mbajnë maska. Apelojmë, mirëpo ende disa qytetarë nuk besojnë, nuk respektojnë protokolet. Do të kërkoj deri tek Selia Qendrore për kriza në Prilep, patjetër të vendoset karantinë. Prilepi pas Shkupit ka më së shumti të infektuar dhe të vdekur”, deklaroi Jovanoski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...