Agjencia Zhurnal.mk

Kryetari i RDK-së Memedi në takim me ambasadorin e Kosovës z. Gjergj Dedaj

Shkup, 16 janar, zhurnal.mk – Në vazhdën e takimeve me diplomat të huaj në vend, Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Vesel Memedi, sëbashku me Sekretarin e përgjithshëm Suhejl Fazliu, dhe nënkryetarin e RDK-së Suad Ibraimin, takoi ambasadorin e Kosovës z. Gjergj Dedaj dhe zëvendës shefin e ambasadës së Kosovës në Shkup z. Florim Gashi.
Në këtë takim mjaft vëllazëror dhe shumë përmbajtësor Kryetari Memedi njoftoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në vend rreth ekipit të ri të RDK-së, platformës partiake dhe çështje tjerra mjaft të rëndësishme për organizimin shoqëror në vend.

Kryetari Memedi njoftoi ambasadorin e Kosovës z. Dedaj për të gjitha aktivitet dhe rrugëtimin e RDK-së, duke theksuar se në momentet kruciale për vendin dhe për kombin shqiptar, RDK ka dhënë kontribut mjaft konstruktiv në tri momente më të rëndësishme për vendin, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Marrëveshja e Prespës si dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve në vend. Kryetari Memedi potencoi se nuk ka dilemë se Rilindja Demokratike Kombëtare do të vazhdoj edhe më tutje të jetë në vijën e të parëve dhe të forcave progresive në vend.

Ambasadori i Kosovës z. Dedaj falënderoi Kryetarin Memedi për vizitën dhe përgëzoi RDK-në për konstruktivitetin e treguar, dhe se zgjedhjet parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut janë edhe një rast i mirë i forcimit të demokracisë dhe perspectives europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...