Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

Shkup, 15 qershor – Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, së bashku me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të kompanisë TAV Maqedoni, sot kanë nënshkruar kontratën për projektin e rekonstruimit dhe asfalltimit të rrugës kryesore nga hyrja në vendbanimin Bukoviq deri te Çeshma në Raoviq, në gjatësi prej 6 km.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Bexheti ka treguar edhe vlerën totale të projektit që është 46.002.000,00 denarë dhe do të financohet nga kompania TAV MAQEDONI.

Në vazhdim Bexheti i;u lutet qytetarëve që paraprakisht të kryejnë kyçjet në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellesit, që mos të paraqiten pengesa gjatë realizimit të projektit.

“Sot në mbledhjen e mbajtur me Qeverinë, kryetarët e komunave dhe përfaqësues të kompanisë TAV Maqedoni nënshkruajtëm kontratën për projektin e rekonstruimit dhe asfalltimit të rrugës kryesore nga hyrja në vendbanimin Bukoviq deri te Çeshma në Raoviq, në gjatësi prej 6 km.

Vlera totale e projektit është 46.002.000,00 denarë dhe do të finansohet nga kompania TAV MAQEDONI.

Punimet ndërtuese planifikohet te fillojnë gjatë javës së ardhshme dhe lusim banorët që paraprakisht të kryejnë kyçjet në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellesit, që mos të paraqiten pengesa gjatë realizimit të projektit“- përfundon Bexheti.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...