Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan, Agron Dedivanaj ka përgëzuar Komunën e Tuzit për miratimin e kërkesës për themelimin e sekretariatit për diasporë

nga Xh M

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Miçigan, Agron Dedivanaj nëpërmjet një letre në emër të shoqatës dhe në emrin e tij personal, ka përgëzuar Komunën e Tuzit për miratimin e kërkesës së shoqatës ” Jehona e Malësisë” për themelimin e sekretariatit për diasporë, njëherit ka uruar dhe emrimin e sekretarit z. Fatmir Beqiraj.

“Në këtë moment të rëndësishëm, riafirmojmë angazhimin tonë për bashkëpunim të ngushtë dhe përkrahje të plotë ndaj çdo nisme që shërben për të avancuar interesat e përbashkëta për ruajtjen dhe forcimin e Malësisë sonë”- ka shkruar Dedivanaj.

Agron Dedivanaj ka theksuar se diaspora beson shumë se kjo zyrë do të shërbej si mjet efektiv për ofrimin e shërbimeve ndaj bashkatdhetarëve tanë dhe për nxitjen e investimeve dhe afrimit edhe më të fortë të diasporës me vendlindjen.

Ja postimi plotë:

Urime për emërimin e Sekretarit të Sekretariatit për Diasporë në Komunën e Tuzit.

Në emër të Shoqatës “Jehona e Malësisë” dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të sinqerta për z. Fatmir Beqiraj me rastin e emërimin të tij si Sekretar i Sekretariatit për Diasporë në Komunën e Tuzit.

Krijimi i këtij sekretariati përbën realizimin e një kërkese të shoqatës sonë, të bazuar në vlerësimin e potencialit që ekziston për forcimin e lidhjeve midis Malësisë dhe diasporës. Besojmë se kjo zyrë do të shërbejë si një mjet efektiv për ofrimin e shërbimeve ndaj bashkatdhetarëve tanë dhe për nxitjen e investimeve dhe afrimit edhe më të fortë të diasporës me vendlindjen.

Shoqata “Jehona e Malësisë” shpreh besimin se Komuna e Tuzit dhe Sekretari Beqiraj do ta forcojnë këtë sekretariat me kuadrot e nevojshme, në mënyrë që ky projekt të japë rezultatet e dëshiruara në një të ardhme të afërt.
Gjithashtu, presim që të ndërtohet një komunikim i drejtpërdrejtë me diasporën dhe që sekretariati të jetë aktivisht në shërbim dhe përgjegjës ndaj nevojave të bashkatdhetarëve tanë në mërgim.

Në këtë moment të rëndësishëm, riafirmojmë angazhimin tonë për bashkëpunim të ngushtë dhe përkrahje të plotë ndaj çdo nisme që shërben për të avancuar interesat e përbashkëta për ruajtjen dhe forcimin e Malësisë sonë.

Urime dhe suksese të shumta në detyrën e re!
Agron Dedivanaj Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”
Gjyla
Komuna e Tuzit themelon sekretariat për diasporë, Dedivanaj: Moment historik për avancimin e ndërsjelltë, për forcimin e Malësisë tonë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More