Agjencia Zhurnal.mk

Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për 2 të vdekurit e fundit me koronavirus në këtë komunë

Gjatë 24 orëve të fundit në Vushtrri janë shënuar dy vdekje nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, përcjell ORAinfo.

Ai përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje për dy vdekjet e fundit në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

2 bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19.

Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeqar.

Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.

Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit.

Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.

Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...