Kryetarja e komanduar në Bashkinë e Tiranës: Do ta rimarrim ritmin, goditja e befasishme nuk do të na hutojë

nga Xh M

Në Pallatin e Brigadave po mbahet ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Anuela Ristani e komanduar në krye të bashkisë pas arrestimit të Erion Veliajt, tha se në 24 orët e fundit u duket se janë në një ëndërr të keqe dhe se do ta rimarrin sërish ritmin e humbur.

”Asnjë nga ne s’do e mendonte që do ishim ne të pestë këtu në podium. Ajo që na ka bashkuar dhe që kemi lënë kockat nuk përputhet me imazhin e xhiruar në 24 orët e fundit.

Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe nga ajo sallë ku dje bënim batuta, kalonim informacion. Tirana është më e madhe se ne dhe puna jonë. Çfarë do që bëjmë dhe kush jemi ne, është puna që mbetet pas.

Në fund del në pah edhe e vërteta. Kryeministri ka qenë më ne gjithë këto orë të vështira dhe e falënderojmë. Ne do ta rimarrim sërish ritmin e humbur dhe goditja e befasishme nuk do të na hutojë”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More