Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV-së ia huq me të madhe në debat, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni

nga D V

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat.

Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK’së, Edon Canën në ATV, ajo ka vlerësuar se Kosova ka misione diplomatike dhe jo konsullore në Greqi dhe Poloni.

Një gjë të tillë e ka demantuar Cana, duke thënë se misionet diplomatike krijohen kur dy shtete njohin njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, edhe nëpërmjet një verifikimi në rrjetet sociale dhe në uebfaqet zyrtare të misioneve konsullore, mund të konfirmohet se në këto dy shtete, Kosova nuk ka misione diplomatike.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More