Maqedoni

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Italisë”

Zhurnal Ads

Tetovë, 23 shtator – Zhurnal.mk – Në një ceremoni në Ambasadën e Italisë, kryetarja e Tetovës Teuta Arifi është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, informojnë nga kabineti i saj. Kjo dekoratë është ndarë për kontributin në promovimin e vlerave të kulturës dhe gjuhës italiane jashtë vendit.

“Së shpejti në Tetovë do të bëjmë funksionalizimin e këndit të librit italian, që do të shërbejë si urë lidhëse kulturore mes dy vendeve. E falënderoj Ambasadorin Carlo Romeo për nderin dhe mikpritjen, dhe besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave dhe praktikave progresive evropiane në vendin tonë”, theksoi Arifi.

Kjo mirënjohje italiane për herë të parë filloi të ndahet nga presidenti i atij shteti nga viti 2011.

Postime të ngjashme

Instruktorët duhet të japin provim dhe të paguajnë 100 euro për licencë të re

XH,I

Keqpërdori detyrën zyrtare, më 25 Shtator ulet në bankën e të akuzuarve Vangelovski

T E

Murati: Vendi i nxënësit është në shkollë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...