Kryetarja e Zborit shtetëror slloven për vizitë të parë zyrtare në vend

nga D. V.

Shkup, 9 prill  – Kryetarja e Zborit shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kryetarja e Parlamentit slloven sot pasdite, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Më pas, që të dy do të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë takimi i dy delegacioneve.

Siç çaralajmërojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, pas nënshkrimit të Kllakoçar Zupançiq në Librin e përshtypjeve, kryetarët e dy parlamenteve do të japin deklarata për mediumet.

Kryetarja e Zborit slloven, nesër në Kuvend do të ketë takim me kryetarin e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Antonjo Milloshoski dhe me anëtarët e grupit, ndërsa sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska do të realizojë takim me sekretaren e prëgjithshme të Zborit sllvoen, Urshula Zore Tavçar.

Gjatë vizitës zyrtare, Kllakoçar Zupançiq do të pritet edhe nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe nga kryeministri Hristian Mickoski.

Gjatë vizitës, në kryeqytet do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More