Kryhen 1,795,351 vaksinime/ Nga e hëna nis java e vaksinimit të studentëve në fakultete

Vaksinimi masiv po vijon në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,795,351 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 828,940 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur aksionin e vaksinimit në çdo komunitet ndërsa apelohet për bashkëpunimin e të gjithë strukturave vendore për intensifikimin më tej të vaksinimit antiCOVID.

Nga fshati Portëz në Fier, në kuadër të aksionit të vaksinimit në çdo komunitet, ministrja Ogerta Manastirliu ka theksuar se aksioni ndaj vaksinimit antiCOVID minimizon rrezikun për çdo qytetar para sezonit të dimrit. Ajo është shprehur se vaksinimi derë më derë nga njësitë e lëvizshme do të intensifikohet në gjithë vendin.

Prej ditës së hënë nis java e vaksinimit të studentëve (11-17 tetor) dhe vaksinimi do të kryhet në fakultetin ku studion, strukturat shëndetësore me dekanatet dhe rektoratet kanë përpiluar dhe miratuar kalendarin e vaksinimit antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antiCOVID.

Related posts

36 vjeçari me kërkim ndërkombëtar ekstradohet nga Italia në Shqipëri

D V

​Katër viktima dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Situatë alarmante nga zjarri në Himarë, Vasili publikon fotot rreth mesnatës, gjithçka e ‘pushtuar’ nga flakët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More