Agjencia Zhurnal.mk

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit distribuon mjete higjienike për qytetarët e moshës së tretë

Shkup, 24 mars, zhurnal.mk – Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit kumtoi se me mbështetje financiare nga Lotaria shtetëror prej sot do të bëjë distribuimin e mjeteve higjienike për vetëmbrojtje për veten dhe shtëpinë për kategoritë e rrezikuara të personave të pamundur dhe kategorisë më të rrezikuar të qytetarëve nga mosha e tretë.

Përmes aktiviteteve, siç thuhet, do të përfshihen persona nga grupi më i rrezikuar i qytetarëve, të moshës mbi 60 vjeç nga territori i qytetit të Shkupit, si dhe qytete të tjera ku Kryqi i Kuq punon drejtpërdrejt me persona të pamundur dhe të moshuar.

Donacioni nga Lotaria Shtetërore është në lartësi prej 700,000 denarë, duke siguruar dhe përgatitur mjete higjienik siç janë: gel për dezinfektimin e duarve, dezinfektues në shtëpi; shami të lagështa antibakteriale …, si dhe maska dhe doreza për parandalim. Gjithashtu janë përgatitur dhe shpërndarë broshura edukative për mbrojtje nga KOVID-19 (koronavirus), e cila do të ndahet me mjetet, por edhe në terren midis kategorive më të rrezikuara të qytetarëve që nuk kanë qasje në internet dhe informim të rregullt”, thuhet në kumtesë.

Aksioni, siç potencohet, është një ndër aksionet e Kryqit të Kuq të mbështetur nga Lotaria e Shtetit, dhe këtë herë qëllimi i bashkëpunimit të përbashkët është të ndihmojë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, gjegjësisht personat e moshës së tretë që janë kategoria me e rrezikuar e qytetarëve.

Nga Kryqi i Kuq i Shkupit informojnë se me këtë aktivitetet do të përfshihen më shumë se 2.000 persona në territorin e Qytetit të Shkupit, në pajtim me prioritetet e listave të tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...