Agjencia Zhurnal.mk

KSHPK: Aktivitetet shtetërore të mos përzihen me ato partiake në periudhën zgjedhore

Shkup, 24 qershor – Zhurnal.mk – Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) sërish u thotë ministrive, njësive të vetëqeverisjes lokale, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, trupave rregullator, shoqatave tregtare të themeluara nga shteti në obligimin e tyre për respektim deri në fund dhe zbatim të dispozitave të neneve 8-a dhe 8-b nga Kodi zgjedhor, si dhe neni 34 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, nërsa kanë të bëjnë me kufizime dhe ndalesa të aktiviteteve të caktuara në periudhën zgjedhore.

KSHPK në kumtesën e sotme përkujton se nga dita e sjelljes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjes së deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, nuk mund të fillohet ndërtim me mjete të buxhetit ose nga fondet publike ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona tjerë juridik që dispinojnë me kapital shtetëror në objekte të reja, në infrastrukturë siç janë rrugët, ujësjellësit, kanalizime, linja të transmetimit, kënde sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari të përgjithshme shkollore, kopshte dhe objekte tjera, përveç nëse për atë qëllim paraprakisht sigurohen mjete nga buxheti, përkatësisht bëhet fjalë për realizim të programit të sjellur në bazë të ligjit në vitin rrjedhës.

“Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesa tjera dhe kompensime materiale nga mjete buxhetore ose nga mjete të fondeve publike të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore përkatësisht të gjitha transferet njëvjeçare dhe pagesat ose transferet e njëfishta nga mjetet buxhetore ose nga mjetet e fondeve publike as të tjetërsohet kapitali shtetëror as të nënshkruhen marrëveshje kolektive. Nuk mund të fillojë procedura për punësim të personave të rinj ose procedura për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara lihen në pushim, përveç në rast të punëve urgjente dhe të paanuluara”, sqarohet në kumtesën e KSHPK-së.

Në periudhën prej 20 ditëve para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë, citohet, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturën si rrugët, ujësjellësit, linjat e transmetimit, kanalizimin, këndet sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkollore, kopshte dhe objekte tjera.

Nga KSHPK saktësojnë se nën ndalesë për mbajtje të ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, veçanërisht dhënia e deklaratave publike të bartësve të funksionit publik ose kandidat për bartës të funksionit publik në tubime, intervista në mediume, debat në mediume ose përgjigje e pyetjes së gazetarëve.

Për nevojat e fushatës zgjedhore, paralajmërojnë nga KSHPK, ndalohet përdorimi i hapësirës së zyrave, pajisje e zyrave dhe automjete zyrtare të organeve shtetërore, përveç personat të cilët kanë të bëjnë me dispozita të veçanta për mbrojtje të personaliteteve.

Tregojnë se KSHPK nuk do të japin mendim ose pëlqim pas kërkesave të dorëzuara për mendim nga institucionet, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me kryerjen e aktiviteteve paraprake të përfshira me ndalesat.

“Përgjegjësia për punën e institucioneve është e personave përgjegjës”, qëndron në kumtesën e KSHPK-së.

Nga KSHPK potencojnë se do ta ndjekin procesin zgjedhor dhe në rast të dyshimit se shkelet ligji do të ndërmerren masa për konfirmim të dyshimeve të tilla, do t’i njoftojnë organet kompetente dhe do të kërkojnë ndërmarje të aktiviteteve në suaza të veprimit të tyre kompetent.

Në atë drejtim, nga KSHPK i bëjnë thirrje opinionit ta shfrytëzojnë “REGJISTRIN e automjeteve të organeve shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose persona tjerë juridik që disponojnë me kapital shtetëror” i publikuar në ueb faqen e KSHPK-së, dhe çdo keqpërdorim i automjeteve për qëllime partiake do të denoncohet.

Në ueb faqen e KSHPK-së është vendosur shabllon “PRIJAVA” dhe çdo shkelje e kufizimeve të cituara paraprake mund të paraqitet edhe përmes emailit.

Në kumtesë potencohet se këtë vit KSHPK ka vendosur ndjekje gjithpërfshirëse të aktiviteteve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

“Është siguruar qasje deri te llogaritë e transaksioneve të të gjithë pjesëmarrësve me qëllim të kontrollit të mjeteve të cilat mblidhen për financim të fushatës zgjedhore, është sigurar qasje deri te baza e të dhënave nga disa instiucione me të cilat do të mund të bëhet kontroll i kryqëzuar i mjeteve të mbledhura financiare, me mbështetje ndërkombëtare, janë angazhuar vëzhgues dhe është kryer trajnim për mënyrën e incizimit të aktiviteteve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore në terren. Të dhënat do të shfrytëzohen në drejtim të sigurimit të dëshmive për rregullshmërinë e burimeve të financimit nga ana e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore”, qëndron në kumtesë.

Në lidhje me obligimin e KSHPK-së për mbajtje të mbledhjeve publike të lidhura me vendimet pas ankesave të parashtruara nga organizatori i fushatës zgjedhore në rast të dyshimit për financim joligjor të fushatës zgjedhore ose shfrytëzim joligjor dhe dispozicion me fondet buxhetore, duke e marrë parasysh situatën me Kovid-19, KSHPK maksimalisht do t’i respektojë protokollet e shënuara nga organet kompetente për sigurim të mbrojtjes gjatë mbajtjes së mbledhjeve.

“Në atë drejtim ndërsa në varësi të situatës momentale, mbledhjet do të mbahen në hapësirë përkatëse ose onlajn përmes lidhjes me konferencë, për çka opinioni në kohë do të informohet. Komisioni Shtetëror në funksion të ndjekjes dhe kontrollit të ligjdhënies së financimit të fushatës zgjedhore dhe procesit zgjedhor të tërësishëm do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediumet, shoqatat e qytetarëve dhe me qytetarët dhe për atë qëllim e inkurajon opinionin e tërësishëm në kohë t’i paraqesë rastet konkrete të shkeljes së ndalesave të konfirmuara në Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave dhe Kodit zgjedhor”, kumtoi sot KSHPK.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...