Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

KSHPK dhe Drejtoria Doganore do ta përforcojnë bashkëpunimin për luftë efikase kundër korrupsionit

Shkup, 8 shkurt – Përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Drejtorisë doganore kishin sot takim në drejtim të përforcimit të bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit.“Në takimin me anëtarët dhe kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska, u konfirmua vizioni i përbashkët për krijimin e një sistemi efektiv për parandalimin dhe shtimin e korrupsionit. Drejtori i Doganave, Sugareski i prezantoi aktivitetet e rregullta dhe të planifikuara të njësisë organizative doganore përgjegjëse për standardet profesionale, duke i theksuar rezultatet e dukshme deri më tani dhe duke i gjurmuar veprimet e ardhshme sipas Strategjisë së Drejtorisë Doganore për integritet dhe luftë kundër korrupsionit 2019-2022”, kumtoi Drejtoria Doganore.

Bashkëpunimi midis dy institucioneve, siç qëndron në kumtesë, është veçanërisht i dukshëm në pjesëmarrjen e Drejtorisë Doganore në përgatitjen e dokumenteve strategjike kombëtare për parandalimin dhe shuarjen e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, si dhe pjesëmarrjen në projektet IPA në fushën e veprimit anti-korrupsion dhe përforcimin e kapaciteteve të përfshira në këtë luftë të përbashkët.“Drejtoria Doganore ka siguruar qasje në bazën e të dhënave (softueri LUKA, moduli për pyetësorët) për qasje në pyetësorë dhe deklarata për interesa të punonjësve në Drejtorinë doganore. Komunikimi i vazhdueshëm midis Drejtorisë doganore dhe KSHPS-së mundëson sinjalizimin e rasteve të mundshme të abuzimit të detyrës dhe sjelljes joprofesionale nga punonjësit e Drejtorisë doganore”, shtohet në kumtesë.Pas miratimit të Programit Kombëtar për luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit me Planin e veprimit për zbatim, theksohet në kumtesë, do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi më i ngushtë midis këtyre institucioneve. Për aktivitetet që janë nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Doganës, paralajmërojnë prej atje, rregullisht do të informohet KSHPK në lidhje me zbatimin e tyre, me monitorim të përhershëm të treguesve të performancës dhe përparimin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Me rëndësi të veçantë, theksohet në kumtesë, mbetet të përqendrohet edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në lidhje me pasojat e dëmshme të korrupsionit që e dëmtojnë legjitimitetin dhe besimin në institucionet shtetërore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...