Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

KSHPK-ja ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë

Shkup, 12 shkurt  – Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e sotme të 46-të ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë, të cilët rrjedhin nga deklaratat për konflikt të interesave për vitin 2020.

Lëndët hapen për një anëtar të Këshillit të komunës, i cili gjithashtu është anëtar i Këshillit drejtues të kopshtit, një deputet në Kuvend i cili gjithashtu është anëtar i Këshillit mbikëqyrës në Qendrën për menaxhim të krizave dhe u.d. i drejtorit të një shkolle të mesme komunale, i cili gjithashtu menaxhon si pronar me shoqatë tregtare.

KSHPK gjithashtu ka hapur procedura kundër një deputeti në Kuvend i cili e ka ndryshuar drejtimin e kompanisë së tij, megjithatë për menaxher ka vendosur një person të afërt të tij,  ministër në Qeveri i cili gjithashtu e  ka ndryshuar menaxhimin e kompanisë së tij dhe për drejtues ka vendosur një person të afërt të tij dhe një tjetër deputet që bëri të njëjtën gjë.

Në seancën e sotme të 46-të, KSHPK e miratoi Planin strategjik për periudhën e vitit 2021-2023, në të cilin, mes furnizimit të zgjidhjeve të reja softuerike, ka edhe mjete të parapara për punësime të reja.

Plani strategjik i KSHPK do të publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë antikorrupsion.

Për zëvendëskryetar të KSHPK në seancën e sotme u zgjodh Shamsi Sallai. Përzgjedhja e zëvendëskryetarit të KSHPK, sipas rregullores ndryshon në gjashtë muaj sipas rendit të alfabetit.

KSHPK në seancën e sotme, e miratoi propozim-rregulloren për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, me të cilët pranohen personat e caktuar nga programi K-15.

Drejtoresha e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, tha se nga tetë personat e sistemuar, katër nënshkruan, nga të cilët tre ishin bashkëpunëtorë të rinj dhe një ishte referent. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...