KSHPK ka formuar lëndë për zëvendësdrejtoreshën e Agjencisë për Inteligjencë dhe për ish zëvendësministrin e MPB

nga Xh M

Shkup, 10 korrik – Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska kumtoi se Komisioni ka formuar lëndë pas ankesës së marrë për emërimin e zëvendësdrejtoreshës në Agjencinë e Inteligjencës dhe për ankesën e dorëzuar nga ministri i Punëve të Brendshme në lidhje me veprimet e marra nga ana e zëvendësministrit paraprak, dhe se në vijim është analiza e dokumentacionit për këto raste.

“Po, në KSHPK kanë arritur dy lëndë, gjegjësisht dy ankesa – njëra ka të bëjë me zgjedhjen e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë për Inteligjencë. Gjithashtu është dorëzuar edhe ankesë nga ministri i Punëve të Brendshme në lidhje me veprimet e ndërmarra nga ana e zëvendësministrit paraprak. Për dy ankesat janë formuar lëndë. Është kërkuar dhe dorëzuar dokumentacion dhe në vijim është analiza e dokumentacionit. Në lidhje me këto dy lëndë, do të marrim vendim. Prioritet i japim lëndëve të tilla, sepse njëra ankesë ka të bëjë me dyshimet për shkeljen e Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për parandalimin e korrupsionit, ndërsa lënda tjetër është për plotësimin e kushteve për emërimin e zëvendësdrejtorit”, tha Dimitrovska duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska.

Dimitrovska në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive e arsyetoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova më 28 qershor zëvendësdrejtoreshë të re në Agjencinë e Inteligjencës e emëroi Ivana Stojanovskën. Në media shkruhej se ajo nuk e ka përvojën e nevojshme në fushat adekuate, të domosdoshme për t’u emëruar zëvendësdrejtoreshë në AI.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More