KSHZ: Deri dje 12 mijë persona kontrolluan listën zgjedhore

Shkup, 5 shtator – Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se procedura për inspektimin publik të Listës së Zgjedhësve është duke u zhvilluar dhe do të zgjasë deri më 9 shtator 2021.

 

“Deri dje (4 shtator 2021), gjithsej 12,128 persona u kontrolluan në listën e zgjedhësve, u paraqitën gjithsej 47 kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve, 28 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista e zgjedhësve dhe 22 kërkesa për ndryshimi i të dhënave në listën e zgjedhësve. Gjithashtu, gjithsej 42 kërkesa i janë dorëzuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor në adresën e-mail upisis@sec.mk.” thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Related posts

“Teknopanel”-i turk do të investojë 16 milion euro në ZZHIT Shkup 1

D V

SHBA e dëshpëruar që Shkupi dhe Tirana nuk filluan negociatat, i bëjnë thirrje BE-së të mbajë premtimin

Z H

Osmani: Sapo të formohet qeveria në Sofje intensivisht do të angazhohemi për zgjidhje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More