KSHZ duhet ta mbyllë Listën zgjedhore

Shkup, 24 shtator – KSHZ sonte në mbledhje publike pritet ta mbyllë listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor. Lista zgjedhore dhe ekstraktet nga ajo KSHZ-ja duhet t’I nënshkruajë më së voni deri më 1 tetor. Siç informojnë nga KSHZ, në mbledhjen e sotme gjithashtu duhet të konstatohet edhe pamja e fletëvotimit.

Partitë politike dhe pjesëmarrësit në zgjedhje janë para përfundimit të përgatitjeve të veta për fillim të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale që fillon të hënën më 27 shtator, ndërkaq duhet të përfundojë më 15 tetor.

Listat e konfirmuara të kandidatëve për Zgjedhjet lokale tashmë janë publikuar si nga ana e KSHZ-së, ashtu edhe nga ana e komisioneve komunale zgjedhore, janë bërë të ditur candidate si për kryetarë të komunave ashtu edhe për anëtarë të këshillave në vetëqeverisjet lokale.

Nga KSHZ theksojnë se përgatitjet për zgjedhjet janë intensive dhe se po punohet paralelisht në përfundimin e më shumë aktiviteteve.

Në këto zgjedhje për here të parë do të zbatohen terminalet për lexim të  shenjave nga gishtërinjtë e votuesve për përcaktim të identitetit të tyre dhe për evitim komplet të parregullsive eventuale gjatë votimit. Këto terminal në shtet duhet të arrijnë më së voni deri më 1 tetor me marrëveshje n me kompaninë gjermane “Dermalog”.

Zgjedhjet do të mbahen me zbatim të masave për mbrojtje nga Kovid-19 njejtë si edhe në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar, do të formohen komisione të posaçme zgjedhore për personat të cilët do të paraqiten, ndërkaq që janë në izolim apo pozitivë me koronavirus, që do të shfaqin interesim për të votuar.

Related posts

Ministri Boçvarski u takua me ambasadorin kinez Xuo

D V

Panel diskutim “Sfidat e industrisë së tekstilit para dhe pas krizës me KOVID-19”

R Zh

Ekspertët vlerësojnë se në këtë fushatë zgjedhore partitë dolën nga “lëkura” e tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More