Agjencia Zhurnal.mk

KSHZ e gatshme për zgjedhje më 12 prill

Shkup, 15 shkurt – Oliver Derkoski, kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) shprehet i bindur se KSHZ-ja është e gatshme për përgatitjen e zgjedhjeve për 12 prill.

“KSHZ pret të shpallen zgjedhjet ashtu siç është paralajmëruar dhe ashtu siç e dimë të gjithë dhe se për ato shkaqe ndërmori masa apo veprime të caktuara gjatë ditëve të shkuara në mënyrë që të organizohet me kohë, menjëherë pas shpërndarjes ta mbajmë mbledhjen e parë dhe t’i sjellim aktet e nevojshme”, deklaroi Derkoski.

Ndërkohë, në seancën e 136-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me 75 vota ‘për’ u votua propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor. Bazuar në propozim-ndryshimin e Kodit zgjedhor, disa vendvotime të Dibrës, Krushevës, Mavrovës dhe Rostushës do të kalojnë nga njësia zgjedhore 6 në njësinë zgjedhore 5.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në lidhje me temat si listat e hapura apo të mbyllura, barazia gjinore, numri i njësive zgjedhore, nuk arritën të miratohen në këtë legjislaturë të Kuvendit të RMV-së.

Në Seancën 137-të që pritet të mbahet nesër, planifikohet shpërbërja e Kuvendit, kur edhe fillojnë procedurat për përgatitjen e zgjedhjeve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...