Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

KSHZ e ka promovuar doracakun e parë për votuesit e rinj

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Qasje inkluzive dhe motivim i pjesëmarrjes më të madhe rinore në të gjitha ciklet zgjedhore është qëllimi i “Doracakut të parë për votues të rinj”, të cilin e lëshoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bashkëpunim me misionin e OSBE-së, njoftojnë nga KSHZ.

Prej atje potencojnë se Doracaku paraqet nismë për vendosje të komunikimit më të drejtpërdrejtë dhe të dyanshëm ndërmjet KSHZ-së dhe të rinjve, me qëllim që personat të cilët për herë të parë votojnë t’u sigurohet qasje më e lehtë në suaza të proceseve zgjedhore, si dhe informim përkatës për të drejtat e tyre, mundësitë dhe obligimet ligjore.

“Qëllimi kryesor i KSHZ-së është t’i përfshijë të gjithë votuesit në procesin zgedhor dhe ta rrisë vetëdijen për pjesëmarrje në aktivitetet shoqërore”, theksoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, në ngjarjen onlajn për promovimin e “Doracakut për votuesit e rinj”.

“Theks të madh vendosim te njerëzit e rinj dhe do të jemi veçanërisht të gëzuar nëse secili prej tyre përfshihet në proceset zgjedhore dhe të tjera të vendosjes në vend. Si institucion bëjmë përpjekje që këtë Doracak ta lëshojmë edhe në forma tjera të cilat janë më lehtë të arritshme për njerëzit e rinj. Gjithashtu në bashkëpunim me partnerët tanë nga Misioni i OSBE-së organizojmë trajnime të ndryshme fillestare të bazuara në Doracakun me të cilat plotësisht presim ta ngrisim interesimin dhe njohuritë e lidhura me nevojën e pjesëmarrjes në zgjedhje, veçanërisht të gjeneratave të reja”, potencoi Shehu.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup ambasadori Klement Koja theksoi se i kanë bashkuar forcat me KSHZ-në me qëllim që të ndihmojnë në rritjen e pjesëmarrjes së votuesve të rinj.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski potencoi se të rinjtë saktësisht e dinë se në cilën botë dhe vend duan të jetojnë, çka u nevojitet, ku duan të punojnë, por edhe sa duan dhe konsiderojnë se duhet të fitojnë.
Autorë të Doracakut janë Bojan Kordalov – komunikolog, në përbërje të konsultantit të pavarur, Admir Shabani, udhëheqës i Sektorit për edukim pranë KSHZ-së, si dhe Nina Shuloviq-Cvetanka dhe Jasmina Todorovska-Miteva nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

“Doracaku është zhvilluar në suaza të projektit “Mbështetje e menaxhimit demokratik dhe proceseve të inkluzionit” i Misionit të OSBE-së në Shkup i cili realizohet në bashkumin me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, sqarojnë nga KSHZ.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...