KSHZ: Gjithsej 8.791 persona janë kontrolluar në Listën Zgjedhore

Shkup, 30 gusht – Duke e përfshirë edhe ditën e djeshme gjithsej 8.791 persona janë kontrolluar në Listën Zgjedhore, informojnë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

 

“Përfundimisht me datën 29.08.2021 deri në orën 21:00 gjithsej 8791 persona janë kontrolluar në listën zgjedhore, janë dorëzuar gjithsej 18 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 15 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista e votimit dhe nëntë kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në e-mail adresën upisis@sec.mk, gjithashtu, janë dorëzuar gjithsej 25 kërkesa.

Procedura për kontroll të listës zgjedhore do të zgjasë deri më 9 shtator. Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 17 tetor.

Related posts

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar 11 zjarre në fshatra të ndryshëm në Kumanovë dhe në Likovë

N E

Jansha: Është mirë që Bullgaria të pranojë se kanë një gjuhë të ngjashme me maqedonishten

D V

Nesër bllokohet qendra e Shkupit, do të bëhet provë e përgjithshme për ngjarjen “30 vjet pavarësi”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More