Agjencia Zhurnal.mk

KSHZ i hodhi poshtë ankesat e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe Të majtës

Shkup, 25 qershor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në mbledhjen e sotme të 71-të i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE, nga koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM dhe nga E majta për fushatën zgjedhore të filluar para kohe.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski informoi se bëhet fjalë për ankesa të cilat kanë gati se bazë të njëjtë të parashtrimit, gjegjësisht bëhet fjalë për ankesa të njëjta. Deklaroi se ankesat kanë të bëjnë për disa ngjarje në komuna të ndryshme, si Kavadar, Manastir, Gostivar, Dellçevë, Kërçovë dhe Vevçan, Krushevë, Kumanovë, Negotinë, Ohër, Radovish, Resnjë, Strugë, Tetovë, Berovë, Dellçevë, Aerodrom, Shtip, disa për Shkup…

“Në të gjitha ankesat është përmendur baza për fillim të parakohshëm të fushatës. Por, në ankesat e njëjta mungojnë elemente të caktuara të cilat mund ta karakterizojnë shkeljen si fillim të parakohshëm të fushatës dhe në njëfarë mënyre precizim të saktë, për cilën, ku dhe çfarë ngjarje, përveç fotografi nga rrjete sociale prej të cilave nuk mund të vërtetohet saktë se për çka bëhet fjalë”, tha Derkovski, transmeton MIA.

Anëtarët e KSHZ-së në mbledhjen e sotme njëzëri e miratuan edhe Propozim-udhëzimin për regjistrim dhe votim të personave të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me KOVID-19 dhe të personave të cilëve iu është përcaktuar masa e vetizolimit. Me short, ekspertët e KSHZ-së zgjodhën borde të posaçme zgjedhore, anëtarë dhe kryetar, të cilët duhet më 13 korrik ta realizojnë votimin e të sëmurëve nga KOVID-19, nga një për secilën komunë. Në ato komuna ku ka të regjistruar më shumë të infektuar me virus korona ishin zgjedhur nga dy borde të posaçme zgjedhore.

KSHZ në mbledhje njëzëri i miratoi kërkesat për akreditime për vëzhgues në këtë proces zgjedhor të parashtruara nga OSBE/ODIHR dhe nga Ambasada e Francës.

Anëtarët e KSHZ-së e shqyrtuan edhe kërkesën e VMRO-DPMNE-së për regjistrim të qytetarëve në Listën Zgjedhore. Derkovski bëri të ditur se bëhet fjalë për regjistrim të katër qytetarëve, ndërsa gjatë kontrollit të ekspertëve të KSHZ-së, ishte vërtetuar se tre prej tyre tashmë janë regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa për njërin është vërtetuar se ka problem me afatin e letërnjoftimit. Anëtari i KSHZ-së, Janaqe Vitanovski propozoi që sipas ligjeve, për tre personat të sjellin vendim të pakuptimtë, ndërsa për personin e katërt të ketë vendim si të pabazë, pas çka të gjithë votuan dhe e miratuan njëzëri vendimin.

Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për Propozim-vendimin për pagesë të avanseve shtesë për njësinë rajonale dhe zyrën e KSHZ-së dhe KKZ.

“Duke pasur parasysh situatën e re të krijuar dhe me prolongimin e organizimit të zgjedhjeve, është e qartë se paraqitet nevoja që t’iu mundësohet KKZ-ve dhe njësive tona rajonale lejimin e mjeteve të caktuara shtesë. Ne si KSHZ vendosëm që ato të jenë në vlerë prej gjysmës nga ajo që paraprakisht iu lejuam me qëllim që të mund ta përfundojnë këtë proces zgjedhor”, tha Derkovski. Informoi se propozohet që në vendimin që miratohen 80 komisioneve komunale zgjedhore mjete në vlerë prej  1.172.500 denarë dhe mjete avansi për 34 zyra dhe reparte rajonale 292.500 denarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!