KSHZ ka refuzuar dy kandidatë për kryetarë komunash dhe gjashtë lista për këshilltarë

Shkup, 20 shtator – Janë vërtetuar 303 lista për kryetar të komunave dhe 567 për këshilltarë, informuan për MIA-n nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ).

Janë hedhur poshtë dy lista për kryetarë të komunave, përkatësisht në Ohër dhe Strugë nga një dhe gjashtë për këshilltarë në Vrapçisht, Gjorçe Petrov, Zelenikovë, Kërçovë, Strugë dhe Tetovë.

KSHZ më së voni deri më 23 shtator duhet të bëjë shortin për radhitjen e listave të kandidatëve në fletëvotime. Kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat për këshilltarë të një partie apo koalicioni marrin numër të njejtë rendor në të gjitha komunat. Pas shortit të kryer, listat e konfirmuara të kandidatëve do të publikohen në ueb faqen e KSHZ-së dhe të shënuara nga ana e këshillave zgjedhorë.

KSHZ nesër në mbledhje publike në orën 15:00 do ta kryejë shortin për reklamim politik për shpërndarje të lokacioneve për pano reklamuese dhe bilborde në pajtim me kriteret e Kodit zgjedhor. 

Related posts

Pa energji elektrike nesër në pjesë të komunave Studeniçan, Saraj, Aerodrom dhe fshati Lisiçe e Poshtme

D V

Një pjesë e lagjes “11 Tetori” pa ujë

D V

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministres Milla Carovska

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More