Agjencia Zhurnal.mk

KSHZ kërkon punësime të reja për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

od 6 do 12 noemvri 2019

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 12 Prill të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, sipas kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkoski, komisioni u bën thirrje institucioneve përkatëse shtetërore që të miratojnë punësimin e të paktën 15 personave deri në fund të vitit, pasi KSHZ-në e kanë lëshuar disa persona prej stafi për arsye të ndryshme. Kërkohen punësime të reja për të mundësuar që komisioni të organizojë siç duhet zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ne kemi një kërkesë për të punësuar staf të ri, sepse ndërkohë disa prej punonjësve janë larguar, domethënë disa kanë shkuar në institucione të tjera, ndërsa disa në pension. Pra, tani kemi një boshllëk të caktuar dhe duhet të ketë punësime të reja për të mbushur ato shërbime, sepse përndryshe do të ketë probleme me organizimin e zgjedhjeve. Ne kemi bërë një sistematizim të ri, i cili do të miratohet nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndërsa më pas Ministria e Financave duhet të aprovojë punësimin. Shpresoj që deri në fund të vitit kjo të përfundojë në mënyrë që të jemi të përgatitur për procesin”, thotë Derkoski.

XH.I

Lajmet e fundit